Real Madrid – Sevilla, formacionet (Foto)

‘Mundo Deportivo’ ka publikuar formacionet e mundshme për finalen e Superkupës së Evropës

Dy skuadrat spanjolle, Real Madrid e Sevilla, do të luftojnë sonte për trofeun e parë të sezonit, ndeshje kjo që zhvillohet nga ora 20:45.

Sevilla hyn këtë ndeshje me shumë lojtar të rinj që kanë transferuar gjatë kësaj vere, derisa Real Madridi e nis këtë sfidë i përgjysmuar.

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Toni Kroos, Pepe e Keylor Navas edhe zyrtarisht janë jashtë kësaj sfidoje, derisa Isco e Carvajal kanë frikësuar paksa Zidanin në stërvitjen e fundit me goditjet që kanë marrë, por duket se ata do të luajnë, përcjell Gazeta Express.

Ja formacionet e mundshme për këtë finale: