U kry: Pogba lojtar i Unitedit

Manchester Unitedi më në fund ka konfirmuar transferimin rekord të Paul Pogbas nga Juventusi.

Mesfushori francez ka kaluar te Unitedi duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një vit.

Sipas raportimeve Unitedi ka paguar rreth 120 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

23-vjeçari ishte te Juve për katër sezone, pas largimit nga “Djajtë e Kuq”. Në 124 paraqitje ai ka shënuar 28 gola për kampionin italian.

“Jam i lumtur që po i bashkohem sërish Unitedit. Gjithmonë ishte klub me një vend special në zemrën time dhe mezi po pres të luaj me Jose Mourinhon. Kam pasur kohë të shkëlqyeshme te Juventusi dhe kujtime fantastike me një klub të madh dhe lojtarë që i kam miq. Por mendoj se është koha e duhur të kthehem në Old Trafford. Ky është klubi i duhur për të arritur gjithçka”, ka thënë Pogba për këtë transferim.