AGK paralajmëron masa nëse gazetarët ndalen ta kryejnë punën e tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të gazetarëve për të marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon “bllokimin” e Kuvendit për gazetarë.

Dhjetëra gazetarë nuk janë lejuar që të përcjellin nga afër mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Pjesëtarët e sigurimit ua kanë pamundësuar gazetarëve lëvizjen nëpër hapësirat e kuvendit gjë që paraqet problem serioz për gazetarët në informimin e drejt të qytetarëve.

Zhvillimet politike, çfarëdo qofshin ato nuk bënë të shtyjnë asnjë institucion që t’i bllokojë gazetarët në kryerjen e punëve të tyre.

Ky veprim nuk bënë të përsëritet asnjëherë ndryshe do të këtë organizim të komunitetit tonë në kundërshtimin e këtyre veprimeve.