Deçani me shtab emergjent për shkak të sëmundjes së gjedhit

Për shkak të gjendjes alarmante të hapjes së sëmundjes Gungore të Lëkurës të gjedhit , drejtoria komunale e Bujqësisë në Deçan ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm.

Në një njoftim thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më shqetësimin e banorëve-blegtorëve të komunës së Deçanit, për shfaqjen e sëmundjes, “Gungore të Lëkurës” së Gjedhit sëmundje kjo e cila ka filluar të shfaqet tash e dy javë në komunë tonë.

Zonat e prekura janë Deçani, Lluka e Epërme, Lumbardhi, Baballoqi,Vranoc i Vogël, Gllogjan dhe Bjeshka e Strellcit .

Nga ky takim si rekomandim i kryetarit të komunës Rasim Selmanaj për shkak të gjendjes alarmuese të përhapjes së shpejt të kësaj sëmundje u formua shtabi emergjent për menaxhimin e kësaj situate dhe zbatimin e masave të dala nga vendimi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës .

Nga ky komision kërkohet që fermerët që kanë shqetësime të lajmërohen tek shtabi emergjent apo edhe tek drejtoria e Bujqësisë në komunë e Deçanit .