Kryesia ndërron sallën, del në sallën “S1”

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vazhduar mbledhjen në një sallë tjetër.  Arsyeja e kësaj ishte se deputeti, Glauk Konjufca hodhi gazin në sallën ku po mbahej mledhja.

Salla “S1” është vendi ku deputetet e koalicionit, pa ata të opozitës, janë duke vazhduar diskutimin për pikën e rëndit të ditës, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.