Maqedonia do të përballet sërish me mot të keq

Sinoptikët nga Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike në Maqedoni, (DPHM) paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm nga pasditja e së enjtes deri të premten.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi deri në 90km në orë, e shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, transmeton Zhurnal.

Rrymat ajrore që do të vijnë nga veriu do të shkaktojnë ulje të temperaturave me 10 gradë në krahasim me ditët paraardhëse.

DPHM nuk saktëson nivelin e reshjeve apo vendin e saktë,. por bën thirrje që të shmanget qëndrimi në vende të hapura dhe nën pemë të vetmuara, për shkak të numrit të lartë të shkarkimeve elektrike që priten këto ditë.