Në Strugë mbahet kamp kushtuar ndryshimeve klimatike

Në qytetin e Strugës dje ka filluar kampi shtatëditorë kushtuar ndryshimeve klimatike që do të zgjatë deri më 15 gusht,transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky aktivitet ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve, edukimin dhe molibizimin e liderëve të rinj që të veprojnë fuqishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si edhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal.

Ky kamp organizohet në kuadër të projektit të USAID-it për strategji komunale për ndryshimet klimatike që zbatohet nga Milieucontact Maqedonia.

Mosha e pjesëmarrësve në këtë eko-kamp është nga 15 deri 17 vjeç, ndërkaq marrin pjesë 27 të rinj.