Policia shkon në Kuvend për të arrestuar Glauk Konjufcën

Pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës po vërehet prania e shtuar e Policisë së Kosovës në Kuvend.

Policia është nisur tashmë drejt Kuvendit për të arrestuar deputetin Glauk Konjufcën.

Mbledhja e Kryesisë tashmë është ndërprerë, ndërsa deputeti i Vetëvendosjes pas hedhjes së gazit lotsjellës ka thënë “.. E kryva shpejt”.