Brazili fiton me goleadë ndaj Danimarkës, kualifikohet në çerekfinale

Brazil ka mposhtur me rezultat të thellë 4:0 Danimarkën dhe është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike

Brazili është kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike, pas një fitore të thellë prej 4:0 kundër Danimarkës në Grupin A.

Gabigol me dy gola dhe Gabriel Jesus e Luan me nga një gol ndihmuan skuadrën e tyre që të shënoi fitoren e parë në Lojërat Olimpike.

Pas kësaj fitoreje, Barzili kualifikohet në çerekfinale me 5 pikë dhe si liderë e grupit, ndërsa në vendin e dytë mbeti Danimarka me katër pikë.