Hidhet shorti për Kupën e Ligës në Angli, short i lehtë për skuadrat e mëdha (Foto)

Është hedhur shorti i “Englisht Football League”, e ashtuquajtur Carling Cup para disa viteve. Skuadrat e mëdha kanë marr disa kundërshtarë të lehtë për raundin e dytë në Kupën e Ligës, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Antonio Contes, Chelsea do të ballafaqohet me Bristol Rovers/ Bristol City, varet cila skuadër vazhdon tutje në ndeshjen e së nesërmes, ndërsa ajo e Kloppit, Liverpool përball Burton Albion si mysafirë.

Skuadra e Xherdan Shaqirit, Stoke City do të jetë mysafirë i Stevenage, kurse Evertoni përballet me Yeovil Town. Ekipet tjera si Arsenal, Manchester City, United, Tottenham i presin kundërshtaret pas këtyre ndeshjeve.

Ndeshjet do të zhvillohen me datën 22 gusht. Të gjitha çiftet i keni në foton e më poshtme.