Jeniffer Lopez “Kumbara e kokainës” (Foto)

Jeniffer Lopez përpos angazhimit të saj në muzikë gjithmonë ka ditur të angazhohet edhe në projekte fantastike të filmit.

Në projektin e saj të fundit ajo do të shfaqet si “Ndrikulla e Kokainës”, e që do të luajë një rolë të “perandorisë” së saj.

Jeniffer në këtë film do të jetë ‘Griselda Blanco’ e cila është konsideruar si femra më e fuqishme anëtare në një kartel të tregtisë së drogës në vitet 1970-1980, transmeton Indeksonline.

JLO përpos rolit do të jetë edhe një producente ekzekutive përmes kompanisë së saj ‘Nuyorican Productions’.

Ndërsa duhet përkujtuar që Griselda është qëlluar për vdekje në Medellin, Kolumbi në shtator të vitit 2012 në moshën 69.