Ka po shkon Barcelona me këtë mbrojtje?

Barcelona do të përballet në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Sevillës me probleme shumë serioze në skuadër. Skuadra e Luis Enriques ka treguar dobësi të mëdha në mbrojtje në ndeshjet parapërgatitore.

Në katër ndeshjet e fundit Barcelona i ka pësuar plot nëntë gola. Liverpooli ishte skuadra që më së lehti e domoloi mbrojtjen e “blaugranëve” për ti rritur shqetësimet Luis Enriques.

Largimi i Alves duket se ka lënë zbrazëti të madhe në mbrojtje por që kriza është më e madhe edhe nga forma e dobët e mbrojtësve të skuadrës.