Këto janë temat për të cilat Biden po vjen në Kosovë

CHATTANOOGA, TN - AUGUST 15: U.S. Vice President Joe Biden speaks at a memorial service to honor those killed In Chattanooga shooting at University of Tennessee at Chattanooga's McKenzie Arena on August 15, 2015 in Chattanooga, Tennessee. The military is putting on the ceremony to honor the sailor and four Marines killed and to say thank you to the men and women who helped responded when Mohammad Abdulazeez shot up a military recruitment center and a Navy operations support center before being killed by law enforcement, (Photo by Jason Davis/Getty Images)

Ish-ambasadori amerikan në Kroaci e Serbi, William Dale Montgomery, ka thënë se temat për të cilat do të flas zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, në vizitën e tij dy ditore – 15 deri me 17 gusht – në Kosovë e Serbi, janë stabiliteti rajonal, terrorizimi dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë.

“Unë pres që Biden do të bëjë përpjeke për të nxjerrë përparime të mëtejshme në drejtim të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Montgomery për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai thotë se Biden është njeriu kryesor në administratën e Presidentit, Barack Obama, kur është fjala për Ballkanin.

Sipas tij, “Ballkani mbart një hark të paqëndrueshmërisë që përfshin Maqedoninë, Kosovën, Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë”, ndaj Biden tenton të luajë një rol konstruktiv me përpjekje për të zgjidhur këtë situatë.

“Tema e dialogut të jetë një pikë e rëndësishme e vizitës së Biden, por edhe tema të lidhura me terrorizimin global do të fliten”, tha ish-ambasadori, njofton Klan Kosova.