Tjetër gjest i madh nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka ndihmuar bashkëvendësit e tij në Medeira të Portugalisë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë tjetër anën e tij humane, duke ndihmuar financiarisht të prekurit nga një zjarr në Medeira.

Ronaldo ka ndihmuar shpesh qytetin e tij të lindjes dhe kështu do të bëjë edhe kësaj radhe.

Kujtojmë se deri me tani nga zjarri në Medeira tre persona kanë humbur jetën, ndërsa janë lënduar mbi 300 të tjerë.