Veseli takon homologun e tij nga Zvicra, Marc Guinchard

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim sot kryetarin e Parlamentit të Gjenevës në Zvicër, Jean Marc Guinchard.

Veseli dhe Guinchard gjatë këtij takimi kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

“Pata kënaqësinë të pres në takim, kryetarin e Parlamentit Kantonal të Gjenevës në Zvicër, z. Jean Marc Guinchard, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Është në interes të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës që me shtetin dhe popullin zviceran t‘i thellojmë bashkëpunimet në të gjitha nivelet”, ka shkruar në Facebook, Veseli./PrishtinaPress.eu