84 ndërtimeve në Parkun e Brezovicës u janë ndërprerë punimet (Video)

84 ndërtimeve në zonën e Parkut nacional të Brezovicës, u janë ndërprerë punimet nën arsyetimin se po ndërtohen pa leje dhe se nuk janë në harmoni me planin urbanistikë të parkut.

 

Përmes një aksioni të bashkërenduar me policinë, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë, u ka ndaluar atyre punën duke venë edhe shiritat ndalues.

Kryeinspektori i Ministrisë, Bedri Halimi ka treguar se kanë inspektuar këtë zonë që një kohë të gjatë dhe se ka ndaluar punimet për të kërkuar dokumentet përkatëse për të gjitha ato, njofton Tribuna Channel.

alimi ka deklaruar se deri tani shumica e pronarëve i kanë sjellë dokumentacionet poseduese dhe se ato janë duke u analizuar.