Adnan Januzaj bëhet me skuadër të re

Adanan Januzaj edhe zyrtarisht është huazuar në Sunderland

Manchester United ka njoftuar se mesfushori i talentuar Adnan Januzaj i është bashkuar skuadrës së Sunderlandit.

Januzaj nuk është shitur, por është huazuar për vetëm një edicion.

“Gjithë të mirat për Adnan Januzajn, i cili i është bashkuar Sunderlandit si i huazuar për një edicion”, thuhet në njoftimin zyrtar të Unitedit.