Ahmeti jep një teori se pse Mustafa nuk po deklarohet për “Pronto 2”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, dke thënë se kryeministri Isa Mustafa do të duhej që të deklarohej për aferën “Pronto 2”.

Ahmeti jep edhe një teori se pse ndoshta kryeministri nuk deklarohet, transmeton Koha.net.

“Do të ishte mirë që Isa Mustafa të deklarohet për përgjimet, apo ka frikë se ndonjë kushëri i shefit po i ngrit naj hetim në gjykata e aty është ndonjë kushëri tjetër i shefit të shefave”, ka shkruar Ahmeti.

Ai gjithashtu ka thënë se grupi i kryeministrit Isa Mustafa të gjitha analogjitë për kundërshtarë i kanë me lopë.

“Kjo ‘kllapa’ e Ises krejt analogjitë për kundërshtarët i kanë me lopë, ‘kullosin fonde’, ‘mjelin shtetin’ e të ngjashme. Me siguri ka të bëjë me atë se si ata e shohin shtetin, sigurisht si diçka që duhet kullotur e mjelur”, ka përfunduar Ahmeti.