Erdoganit i del punë edhe më Hakan Sukur, lëshon urdhër arrest

Prokuroria turke ka lëshuar flet arrest për legjendën turke Hakan Sukur

Më kërkesë të prokurorisë  të qytetit Sakarja në Turqi, gjykata ka lëshuar urdhër arrest për futbollistin e njohur turk Hakan Sukur me akuzën se ka lidhje me lëvizjen Hizmet.

Pas urdhër arrestit policia ka bastisur shtëpinë e Sukur, por ky i fundit është larguar para disa kohësh dhe po qëndron në Amerikë.

Kujtojmë se Sukur mban rekordin për golin më të shpejtë në histori të Kupës së Botës dhe është legjendë e Turqisë dhe Galatasarayt, por ka luajtur edhe në Inter.