Fermerët do të lajmërohen me sms për kushtet klimatike

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Qeverinë italiane, në kuadër të projektit, KosAgri, ka nisur të instalojë në Rahovec dhe Suharekë stacionet agrometeorologjike, të cilat do të shërbejnë për vreshtarët e asaj zone si informim i hershëm për kushtet atmosferike.

Në fazën e parë të projektit janë vendosur  tri stacione agrometeorologjike në tri lokacione të ndryshme përmes sondave për grumbullimin e parametrave klimatikë në zonat më të mëdha vreshtare. Këto stacione janë të vendosura   2 në Rahovec dhe një në Suharekë,  me bazën kryesore në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, në të cilën është  vendosur baza  (softueri) në të cilën pranohen të dhënat, përpunohen dhe pastaj shpërndahen tek të gjithë vreshtarë përmes sms-ve.

Stacionet Agrometeorologjike do të funksionojnë nëpërmjet rrjetit Wi-fi nga të gjitha zonat vreshtarë ku janë vendosur stacione  ku do të përcillen shënimet në stacionin bazë në Rahovec, mundësia e përcjelljes të dhënave do të jetë përmes rrjetit GPRS në baza ditore nëpërmjet mesazheve telefonike ato do të përcillen tek vreshtarët, po ashtu do të kenë mundësi dhe qasje me të gjitha të dhëna në ueb faqen e Departamentit të Vreshtarisë.

Po ashtu, të gjithë ata  fermerë që posedojnë telefonat e mençur përmes sistemit app store dhe android do të kenë mundësi të instalojnë aplikacionin “Bluleaf” për  marrjen e të dhënave  nga baza.

Qëllimi i stacionit agrometeorologjik është grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave meteorologjike të cilët japin informacione të shpejta dhe të sakta gjatë tërë kohës për fillimin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e veprimit të faktorëve klimatik të cilët ndikojnë në paraqitjen e sëmundjes dhe dëmtuesit së caktuar.  /Telegrafi/PrishtinaPress.eu