Ja vlera monetare e medaljes së artë olimpike që e mori Majlinda Kelmendi (Video)

Në aspektin financiar medalja e artë nuk është sa ka ndonjë vlerë të madhe.

Revista amerikane Forbes, ka bërë një hulumtim për vlerën monetare të medaljeve të arta, të argjendta e të bronzta që do të ndahen në Lojërat Olimpike në Rio, njofton Klan Kosova.

Megjithëse asnjëra prej tyre nuk janë vetëm me ari, argjend apo bronz, por ato kanë një vlerë reale, të përcaktuar në treg.

Sipas Forbes, medaljet e arta janë të përbëra vetëm më 1% ar, 92.5% argjend dhe pjesën e brendshme të bronztë. Me çmimet aktuale të tregut, 1% i përdorur apo 6 gramët e medaljes së artë do të vlenin 249.2 dollarë (41.57 dollarë për gram) 92.5% i përbërë nga argjendi kushton 259$ (0.56 dollarë për gram). Pra, vlera monetare e një medalje argjendi do të ishte 508.42 dollarë.

Medaljet e argjendta, të cilat përbëhen me 93% argjend, nga ku 30% është argjend i ricikluar nga sende dhe 7 % përbëhet nga bakri, më një vlerë monetare 260.4 dollarë.

E medaljet e bronzta janë kryesisht të përbëra nga bakri dhe në lojërat olimpike të 2012 vlera monetare e tyre ishte më pak se 5 dollarë.

Nëse e gjithë medalja do të ishte prej ari do të vlerësohej gati $ 22,000.

Viti 1912 ishte e hera e fundit që u dha medalje të gjitha ari.

Azerbajxhani ofron 510.000 dollarë për sportistin që do të rrëmbejë një medalje të artë, Rusia 135.000 dollarë dhe Tajlanda 314.000 dollarë. Edhe Kina është e njohur për shpërblimet e saj për fituesit, ku përveç çmimeve, ka ofruar edhe apartamente, makina ose dhe të dyja bashkë.

Në anën tjetër ka dhe vende si Mbretëria e Bashkuar, që nuk ofrojnë shpërblime shtesë për fituesit.