Kadri Veseli: PDK po fuqizohet përditë

“PDK do të vazhdojë rrugëtimin e sajë që është në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Partia Demokratike po vazhdon rrugëtimin e hapjes sa më të madhe, veçanërisht për të rinj dhe për gra. Kjo në mënyrë që të merren përgjegjësi të reja sepse Kosova është vend i vogël dhe me vendosmëri dhe dituri do të zhvillohet shpejt. Nuk kemi nevojë për përçarje por për punë dhe unitet”, tha Veseli për RTK.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës që njëherit është edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se partia që ai drejton po fuqizohet përditë dhe po shënon reforma të reja, duke u hapur për të rinjtë sa më shumë dhe duke i dhënë femrës hapësirën e merituar.

“PDK do të vazhdojë rrugëtimin e sajë që është në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Partia Demokratike po vazhdon rrugëtimin e hapjes sa më të madhe, veçanërisht për të rinj dhe për gra. Kjo në mënyrë që të merren përgjegjësi të reja sepse Kosova është vend i vogël dhe me vendosmëri dhe dituri do të zhvillohet shpejt. Nuk kemi nevojë për përçarje por për punë dhe unitet”, tha Veseli.