Largohen shitësit ilegalë nga sheshi (Foto)

Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës ka ndërmarrë mbrëmë aksion për lirimin e hapësirave publike në shesh, duke larguar kështu shitësit ilegalë dhe duke konfiskuar mallrat e tyre.

Inspektorët nga kjo drejtori kanë paralajmëruar disa herë shitësit që të mos vazhdojnë me veprimtarinë e tyre ilegalisht në sheshet kryesore të kryeqytetit, por nuk kanë hasur në mirëkuptim.

Përmes një njoftimi për media Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se aksionet e tilla do të jenë të vazhdueshme me ç’rast do të ketë edhe shqiptim të gjobave, edhe konfiskim të mallrave./PrishtinaPress.eu

unnamed (1)