‘Mourinho nuk do ta parkojë autobusin në United’

Sipas ish-sulmuesit anglez, Andy Cole, tifozët e Manchester United do të shohin Jose Mourinho duke braktisë markën e njohur të tij mbrojtëse ndaj futbollit të Ligës Premier këtë sezon.

I njohur për taktikat e tij konservatore dhe një tendencë për të ‘parkuar autobusin’, Mourinho rrallë ka drejtuar ekipe që luajnë futboll të rrjedhshëm dhe sulmues, ashtu siç ka bërë Unitedi, ekipi më i suksesshëm i Ligës Premier nën Alex Ferguson.

Por Cole, i cili shënoi 93 gola në 195 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ dhe fitoi pesë tituj  me klubin, llogarit se Mourinho do të duhet të përshtatet me stilin e lojës, nëse ai do të jetë një ‘hit’ në Old Trafford.

“Ai e mori filozofinë të ashtuquajtur ‘parkim autobusi’. Por, mendoj se do të ndryshojë në Manchester United”, tha Cole për Omnisport, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që ne mund të kthehemi për të luajtur llojin e futbollit që Manchester United ka luajtur gjatë viteve të shumta nën drejtimin e Sir Alex Ferguson: sulmues, galvanizues, duke shënuar gola dhe të rrjedhshëm”, përfundoi legjenda e Unitedit.