Ndeshja kualifikuese mes Ukrainës dhe Kosovës, në fushë neutrale

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botërorë që organizohet në Rusi në vitin 2018 mes Ukrainës dhe Kosovës, do të luhen në fushë neutrale.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andrei Pavelko, në një konferencë për media, shkruan sportarena.com, përcjell Lajmi.net.

Ukraina ende nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, dhe kjo është arsyeja pse kjo ndeshjet do të zhvillohet në fushë neutrale, ka bërë të ditur Andrei Pavelko.

Ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës, më 9 dhjetor, dhe zhvillimi i ndeshjes në Turqi, shihet si një alternativë.

Vlen të ceket se edhe ballafaqimi në basketboll mes Ukrainës – Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017 më 14 shtator do të zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.