Përgjigjet Amerika: Nuk jemi të detyruar të zgjedhim ndërmjet Gylenit dhe Turqisë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaroi se nuk është e nevojshme të bëhet zgjedhje ndërmjet Gylenit dhe Turqisë, shkruan gazeta turke Sozcu.

Gjatë një mitingu Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka deklaruar se herët a vonë Amerika duhet të bëjë një zgjedhje midis Turqisë ose Gylenit, transmeton Gazeta Express.

Por, Zëdhënsja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau gjatë një konference për media në lidhje me këtë çështje tha “Ne, në lidhje me ekstradimin do të vazhdojmë sipas procedurave kushtetuese. Kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet e mira që kemi me Turqinë. Nuk ka një situatë që duhet të zgjedhim midis Turqisë dhe Gylenit”.