Pse Barcelona nuk e transferoi Pogban?!

Paul Pogba ishte shumë i shtrenjtë për kampionin e Spanjës, Barcelonën

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se Barcelona u tërheq nga gara për Paul Pogban, pasi ai ishte shumë i shtrenjtë.

Francezi ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Barcelona, por shifra prej 130 milionë eurosh ishte e papërballueshme.

“Nuk kishte diskutime rreth kualiteteve të tij. Barcelona u largua nga gara për Pogban për arsye ekonomike”, tha Braida për La Gazzetta dello Sport.

Kujtojmë se Pogba ditë më parë nga Juventus u transferua në Manchester United për 130 milionë euro.