Qeveria amerikane ka penguar hetimin e FBI-së për Clinton

Pretendohet se qeveria e presidentit Barack Obama ka penguar hetimin të cilin Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka dashur të nisë për kandidaten për presidente të Partisë Demokrate Hillary Clinton dhe për fondacionin Clinton, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas pretendimeve në shtypin amerikan mësohet se Departamenti i Drejtësisë ka penguar hetimin që FBI-ja dëshironte të kryente rreth Clintonit e cila në muajin nëntor do të konkurrojë në emër të Partisë Demokrate në garën për zgjedhjet presidenciale.