Rekord homoseksualësh në Rio 2016

Lojërat olimpike të Rios kanë një numër rekord të sportistëve homoseksualë

Grupet e të Drejtave të Njeriut vlerësojnë se janë të paktën 41 lojtarë olimpikë të komunitetit gay, krahasuar me 23 që morën pjesë në lojërat e olimpike të Londrës katër vite më parë.

Megjithatë, nuk është e thënë se në Rio fitohen vetëm medalje. Disa ditë më parë, një lojtare e ekipit brazilian të Regbisë për gra është bërë atletja e parë që ka marrë një propozim martese, shkruan Top Channel.

Marjorie Enya u befasua kur e dashura e saj Isadora Cerullo dhe menaxhere në stadiumin Deodoro, i kërkoi të martohej me të.

Rio 2016 po ashtu shënoi herën e parë që një modele biseksuale hapi ceremoninë gjigante.

Tom Daley, zhytës britanik mori një mesazh të përzemërt nga i fejuari i tij Dustin Lance Black, një skenarist amerikan fitues i çmimit Oskar. Edhe pse janë të shumtë në numër, atletet gay thonë se ndihen të diskriminuar në shoqëri për shkak të orientimit seksual.

Disa janë të shqetësuar se atletët gay kanë marrë më shumë vëmendje dhe kjo do t’i shpërqëndrojë ata nga performanca e duhur në Olimpiadë.