Ukraina akuzon Rusinë se po përgatit trazira në Krime

Ukraina akuzoi sot Rusinë se po përgatit trazira në territorin e saj, duke rikthyer një rritje të tensioneve mes dy vendeve që shqetëson komunitetin ndërkombëtar.

“Armiku parashikon provokime në masë përgjatë vijës së frontit në lindje të Ukrainës, që do të vijojnë me akuza sipas të cilave pala ukrainase nuk respekton marrëveshjet e Minskut”, deklaroi zyra e specializuar në shërbimet sekrete në Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.

Kievi ka vendosur trupat e tij në gjendje alarmi të kuqe përgjatë linjës ndarëse me Krimenë dhe në Lindje, pasi Rusia kishte konfirmuar se kishte neutralizuar atentate që, sipas saj, ishin ideuar nga autoritetet ukrainase në gadishullin e aneksuar në vitin 2014 në përfundim të një referendumi të gjykuar ilegal nga Perëndimorët.