Veseli: Vizita e Biden, mesazh i madh për Kosovën

Kryetari I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka vlerësuar vizitën e zv presidentit amerikan në Kosovë, Joe Biden si një dhuratë për Kosovën nga një shtet mik I cili vazhdon t’i qëndrojë Kosovës afër dhe ta ndihmojë në të gjitha fushat.

Vizita e Biden, sipas kryeparlamentarit kosovar është një mesazh iu fuqishëm dhe rikonfirmim i bashkëpunimit që kanë SHBA-të me Kosovën.

Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës, Veseli tha se është krenari për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sajë se zv presidenti Biden do të rikonfirmojë në Prishtinë se miqësia e përhershme mes Washingtonit dhe Prishtinës do të fuqizohen.

Ai tha se pret nga Biden edhe mesazhe të qarta mbështetëse se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit dhe konsolidimin e plotë të shtetësisë dhe rrugën e integrimeve evropiane përmes fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit regjional.

Veseli tha se Kosova duhet ta ruajë partneritetin me SHBA’në “siç thotë populli si sytë e ballit”./PrishtinaPress.eu