BBC: Zakoni i Shaqirit për të shënuar gola spektakolar vazhdoi edhe sot (Foto/Video)

Xherdan Shaqiri me një gol të bukur i siguroi një pikë Stoke Cityt, në ndeshjen e xhiros së parë të Premierligës në udhëtim te Middlesbrough.

Shaqiri arriti që nga goditja e lirë të shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur.

Ky gol i Shaqirit, është vlerësuar lartë nga media e njohur, BBC.

“Zakoni i shaqirit për të shënuar gola spektakular vazhdoi edhe sot”, shkruan BBC.

Kujtojmë se Shaqiri ka shënuar një gol tejet të bukur në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë, në barazimin 1:1 mes Polonisë dhe Zvicrës.shaqiri 1