Gecaj: Gëzim Kelmendit i vërehet gënjeshtra në ballë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se deputetit, Gëzim Kelmendi, i vërehet në ballë se është gënjeshtar.

Sipas, Gecajt, Kelmendi me qëllim ia ka devijuar fjalët rreth një statusi për Demarkacionin me qëllim të ndërtimit të argumentimit pastaj për veten.

“Me një djallëzi bizantine, thua se e ka të trashëguar, mundohet shumë, por nuk mund ta fsheh prirjen për qyfyre orientale, prandaj gënjeshtra i lexohet kollaj në ballë Gëzim Kelmendit”, shkruan Gecaj.

“Ai trillon jo pse në këtë rast nuk e kupton të vërtetën që e kam thënë për demarkacionin, por sepse trillimi i duhet për ta ndërtuar sulmin kundër meje, e sidomos kundër Kryeministrit. Kështu që atë që kam thënë për demarkacionin e kupton si dëshiron vetë dhe e interpreton si i konvenon atij dhe sulmon me flamurin e gënjeshtrës në dorë”.