Hoteli në Dubai me xhungël dhe plazh (Foto)

Dubai është tashmë i njohur për ndërtesat më të larta në botë, ishujt artificial dhe ekstravagancë mahnitëse, por së shpejti pritet që të sjellë edhe diçka spektakolare.

Hoteli i parë në botë me pyllin e tij pritet të hapet në qytetin shkretëtirë më 2018 – i kompletuar me një plazh artificial, pishinë dhe pemë.

Me një kosto prej 250 milionë eurosh, “Rosemont Hotel & Residence” do të jetë ndërtesa më luksoze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hoteli do të ketë 450 dhoma, palestër, pyll, plazh dhe çka jo tjetër. Se si do të duket hoteli, shikoni fotot më poshtë: