Klopp: Me Arsenalin duam fitore

Java e parë e Premier Leagues sjell sonte super përballjen në ‘Emiratës’, ku do të përballen gjigantët anglez.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se ndeshja me ‘Topçinjtë’ do të jetë një sfidë e vështirë, por ai kërkon fitore në duel me londinezët.

“Ne e kemi përgatitur në detaje lojën e parë. Kjo do të jetë një sfidë e madhe”, ka thënë Klopp.

“E kemi studiuar lojën e Arsenalit dhe ne duam ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar ai. Ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpoolit nis në orën 17:00.