Majlinda Kemendi merr rrugën drejt Pejës (Foto/Video)

Kelmendi me autobus të hapur në sheshet e Prishtinës
Pas pritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, kampionia olimpike ka arritur në qytetin e Prishtinës.

Shumë qytetarë në rrugët e qytetit kanë dal ta përshëndesin fituesen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Rios.

Më pas Kelmendi do të shkojë në qytetin e lindjes, Pejën, ku është organizaur një pritje fantastike.

shesh

prit

ruget

moment

Pritje madhështore jashtë hapësirave të Aeroportit Ndërkomtar në Prishtinë “Adem Jashari”

aaaaa7
Fjalët e para të kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi është befasuar nga pritja e bërë në vendlindje.

Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi është kthyer nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’ për në Kosovë.

ooll

Por, Majlinda nuk ka ardhur duarthatë, pasi me vete ka sjell edhe medaljen e artë në sportin e xhudos, medalje kjo e parë për shtetin e Kosovës në një Olimpiadë.

Ajo më tutje ka zbuluar se të gjitha meritat  kësaj arritje janë të trajnerit, Driton Kuka, i cili është përkujdesur edhe për të gjitha shpenzimet deri në momentin kur është bërë kampione.

Kelmendi ka premtuar edhe më shumë tituj evropian, botëror, por edhe medajle olimpike prej Tokyos.

KREUE

Majlinda Kelmendi ka folur për mediat prej tepihut të kuq pas arritjes në Kosovë.

Ajo ka thënë se ndihet krenare që ka arritur të fiton medaljen e artë.

“Jam shumë e lumtur për këtë pritje kaq të madhe. Jam e lumtur që jam e para që e kam arritur këtë gjë”, tha Majlinda me të arritur në Kosovë.

Arrin në Kosovë kampionia olimpike 

Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Për ta pritur kampionen olimpike të Kosovës kishte dal ta pres edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili po shoqërohet edhe prej disa ministrave dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.

Xhudistja pejane ka fituar medaljen e parë të artë në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos, transmeton Telegrafi.

Kelmendi do të bëjë xhiro me autobus prej aeroportit deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.

Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, duke triumfuar në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.