Pjesëmarrja e Kosovës në Rio 2016 (Video)

Xhudistja pejane ka shkruar historinë e sportit kosovar duke i siguruar vendit medaljen e parë të artë olimpike, madje në pjesëmarrjen e parë të sportisteve kosovar në Lojërat Olimpike.

Pejania u tregua dominuese ndaj konkurrenteve, duke i fituar raundet një nga një për ta mposhtur në finale, italianen, Odette Giuffrida.

Momentin e fitores kampionia e cilësoi si më të rëndësishmin në jetën e saj.

Ndërkohë edhe shtatë sportistët tjerë kosovarë të shtunën përfunduan aventurën në Lojërat Olimpike “, konkurrimi i tyre nuk ishte me fat, transmeton klankosova.

E para që garoi ishte Urata Rama në shenjëtari, por u eliminua herët, duke mos arritur rezultatin e dëshiruar.

Rezultat jo shumë të favorshëm kishte edhe Rita Zeqiri, e cila ishte pjesëmarrëse në garat e notit në stilin shpinë dhe nuk mundi të kualifikohej.

Fitore nuk arritën as Lum Zhaveli e Musa Hajdari ndërsa edhe shpresa tjetër e Kosovës për medalje Nora Gjakova, u lëndua dhe arriti të kalojë vetëm një xhiro.

Sportistja e fundit kosovare që u paraqit në këto lojëra ishte Vijona Kryeziu. Kjo garoi në vrapimin 400 metra. Atletja kosovare ishte e fundit në cakun e vrapimit prej 400 metrave në baterinë e katërt.