Ahmeti, Zafir Berishës për DokuFestin: Duhet të hiqni dorë nga mentaliteti i mahallës në Prizren

Analisti Arben Ahmeti ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit Zafir Berisha i cili ka thënë se DokuFest duhet të thirret DokuDroga, DokuAlkooli apo DokuProstutucioni!

Ahmeti tha se dëshiron të besoj se Zafir Berisha është keq i këshilluar e informuar dhe reagimi i tij për DokuFest është si rezultat i kësaj të keqe.

Lexoni të plotë postimin e Berishës në Facebook:

“Dua të besoj se Zafir Berisha është keq i këshilluar e informuar dhe reagimi i tij për DokuFest vije si rezultat i kësaj të keqe.

Përndyshe, reagimi është tepër i keq, përmban të pavrëteta e fyerje që nuk i takojnë asnjë deputeti e sidomos jo një deputeti të opozuitës.

DokuFest është organizimi më i fuqishëm dhe më i mirë kulturorë e shoqërorë në gjithë Kosovën e pasluftës. Zafa dhe të tjeret që mendojnë si ai duhet të heqin dorë nga mentaliteti i mahallës në Prizren, kur e shihnim si të keqe secilin të huaj që na hynte në mahallë (Të dashurit e qikave të kojshisë ishin këta të huajt 😀 ).

Zafe, droga të cilën i referohesh sot përdoret edhe nëpër darsma. Ata që ashtu sic thua t`i pijnë drogë, e bëjnë këtë me ose pa festival.

Zafe, duhesh me heq dorë nga gjuhadhe mendesia e pasluftës kur jemi tute se dikush krejt fshehurazi e si për inat pretendon me e barazu luftën e UCK-së me cilëndo tjetër. Nuk ndodh kjo. As tash, as kurrë.

Zafe, në vend se të rreshtohesh me Ramadan Mujën dhe të tjerët që janë për korrupsionin e kundër kulturës të takon si opozitar më ndrru qëndrim” (sic)./PrishtinaPress.eu