Ekskluzive: Rashica zgjedh Kosovën, falenderon Shqipërinë

Sulmuesi i Vitesses, Milot Rashica ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën.

Talenti nga Vushtria, në një letër drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, i ka falënderuar këta të fundit për mundësinë e dhënë, dhe i’u ka kumtuar lajmin, se ai ka zgjedhur të luaj për Kosovën.

20 vjecari ka luajtur për grupmoshat e kombëtares së Shqipërisë, duke zhvilluar edhe një ndeshje me përfaqësuesen A.

Rashica u la jashtë Euro 2016, duke mos u përzgjedh nga trajneri De Biasi që të merr pjesë në këtë kompeticion. /Indeksonline/PrishtinaPress.eu