Mustafi kërkon transferimin te Arsenali

Shkodran Mustafi dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Arsene Wengerit.

Ndeshja e fundit ndaj Liverpoolit ka treguar që Arsenali ka nevojë urgjente edhe për një qendërmbrojtës.

I fundit dhe i preferuari në listën e Topçinjve është mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili edhe vet dëshiron transferimin në Angli.

Sipas Sky Sports, qendërmbrojtësi i Valencias, Shkodran Mustafi është i prirur për t’u bashkuar me Arsenalin.

Reprezentuesi gjerman gjithashtu thuhet se rënë dakord për kushtet personale me Arsenalin, megjithatë pritet edhe akordi me klubin spanjoll.