Policia 1.6 milion euro për jelek anti-plumb

Policia e Kosovës ka përzgjedhur konsorciumin “ALL ZONE SHPK & SEYNTEX SA & PROCPM SHPK”, si fituese e tenderit për furnizim me jelek anti-plumb, e ku vlera e kontratës është 1 milionë e 591 mijë euro, raporton Zëri.info.

Në njoftimin e publikuar në ueb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se në këtë proces të prokurimit kanë konkurruar gjithsejtë 6 kompani, e ku oferta më e lirë ka qenë kjo e konsorciumit të shpallur fitues, ndërkaq oferta më e lartë ka qenë 2,094.840 euro, raporton “Zëri.info”.

Nëse ndonjëri nga operatoret ekonomik që kanë marrë pjesë në garë nuk ka bërë ndonjë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, atëherë kontrata mes policisë dhe konsorciumit fitues do të nënshkruhet më 23 gusht të këtij viti.