Veseli e Hoxhaj e nisin “Misionin e Ri” me Prizrenin (Foto)

(I plotësuar)- Indeksonline merr vesh se shumë shpejt, në selinë e partisë së PDK-së dega në Prizren, do të merret vendimi për drejtorët e rinj të ekzekutivit të këtij qyteti.
Kadri Veseli dhe Enver Hoxhaj kanë vendosur të pasditen e të hënës për t’i dhënë formë një pune të nisur qysh herët, rikthimin e normalitetit në komunën e Prizrenit të cilën PDK-ja e qeverisë që nga viti 2007.

Veseli e Hoxhaj janë parë të hyjnë sot pasdite në objektin e komunës së Prizrenit sic shihet edhe nga kjo foto të siguruar nga Indeksonline.

Burime të “Indeksonline” thonë se tashmë gjashtë drejtorë janë shkarkuar, sikurse Nijazi Kryeziu nga Drejtoria e Urbanizmit, Hasan Hasani nga ajo e Shërbimeve Publike, Bedri Bytyci nga Inspektorati dhe Nexhat COcaj nga ajo e Arsimit – që të katër të përfolur dhe të shumë kritikuar.

Ka disa ditë, që një pjesë e drejtorëve nuk kanë shkelur në zyrat e tyre në Komunë ndërsa po sonte, Veseli i shoqëruar edhe nga zëvendësi i tij, Hoxhaj do të vendosin edhe për emrat e rinj që do të jenë pjesë e ekzekutivit të Prizrenit.