Zyrtare: Ja sa do të mungojë Iniesta dhe Mathieu

Barcelona ka lëshuar komunikatë zyrtare rreth gjendjes së Andres Iniesta dhe Jeremy Mathieu.

Të dy këta lojtarë, u detyruan të lënë fushën në pjesën e parë të ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës, ku Barcelona mundi 2:0 Sevillan në udhëtim.

Pas ekzaminimeve mjekësore, Barcelona njofton se Iniesta ka pësuar një lëndim në gju që do ta mbaj jashtë fushave për dy javë, ndërsa mbrojtësi francez nuk do të jetë në dispozicion të Luis Enriques në tre javët e ardhshme.