Ahmeti viziton Hasanbegun, premton sanimin e plotë të dëmeve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vizituar Hasanbegun. Ahmeti vizitoi dje disa familje nga fshati Hasanbeg i shoqëruar nga Ministrat, ai i ekonomisë Driton Kuçi dhe i ekologjisë, Bashkim Ahmeti. Lajmin për Zhurnal e ka bërë të ditur nënkryetari i BDI-së dhe njëherit kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Sipas Mexhitit vizita e fundit i Ahmetit ishte nën organizimi të shefit të shtabit të emergjencës për lagjen Hasanbeg, Ali Sadiku.

“Vizita e djeshme e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Hasangeb të Shkupit, u organizua nga kryetari i shtabit të emergjencës në Hasanbeg Ali Sadikut. Njashtu në këtë visit që realizoi z.Ahmeti, u shoqërua edhe nga Ministri i Ekologjisë Bashkim Ahmeti dhe mistri i ekonomisë Driton Kuçi“, ka deklaruar Mexhiti duke shtuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës së tij në Hasanbeg ka premtuar në bazë institucionale do të sanohen të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet dhe do të punohet intensivisht për të rikthyer jetën normale në Hasanbeg.

”Njëashtu u vizituan të gjithë familjet që humbën familjarët e tyre më të afërt si rezultat i vërshimeve që kaploi këtë vend natën e 6 gushtit, dhe Kryetari Ahmeti ju shprehi ngushëllime të thella familjarëve dhe ju premtoi që do të ketë sanim të plotë të dëmeve”, deklaroi për Zhurnal, Mexhiti.

Ndryshe, Ahmeti në veçanti ka vizituar familjet që gjatë përmbytjeve humbën më të afërmit e tyre, duke e ndarë dhimbjen me ta dhe duke ju shprehur ngushëllimet  e tija më të sinqerta.

Madje z.Ahmeti, për këtë viizitë nuk ka dashur të jetë publike. Ai nuk ka lejuar as mediat të janë të pranishëm në këtë vizitë.