Claudi Bravo braktis Barcën për Man Cityn?

Manchester City është afër të kompletojë transferimin e shtatë në këtë sezon.

Citizens pothuajse kanë sjell në radhët e veta portierin e Barcelonës, Claudio Bravon.

Marrëveshja mes katalonasve dhe anglezëve kap shifrat prej 25 milionë euro.

E gjithë kjo pasi trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka humbur besimin te gardiani Joe Hart, i cili tani e tutje do të jetë zëvendësues i kilianit.

Por, edhe Bravo ka humbur betejën me portierin gjerman të Marc-Andre ter Stegen që do të jetë portieri i parë i Barcelonës për sezonin e ri.