Emigrantë dhe turistët forcojnë lekun e Shqipërisë

Ardhjet e emigrantëve dhe rritja e fluksit të turistëve në kulmin e sezonit të verës ka ndikuar në forcimin e lekut, njofton media shqiptare.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbehet me 135.96 lekë, duke zbritur sërish nivelin më të ulët të 6 viteve, që u arrit në javën e fundit të korrikut.

Në rënie më të fortë ishte dollari, që u kuotua me 121.75 lekë, 0.3 lekë më pak se të premten e javës së kaluar.