Kina dërgon në hapësirë një satelit “kuantik”, i pari në botë

Kina ka kryer sot për herë të parë në botë lëshimin e një sateliti me ndërlidhje kuantike, njoftoi një media shtetërore, një zbulim i madh teknologjik për Pekinin që aspiron të ndërtojë një sistem të pacenueshëm në komunikimet e koduara.

Lëshimi u krye rreth orës 01:40 sipas orës lokale (të hënën 17:40 GMT) në shkretëtirën e Gobit (veri)”, bëri të ditur agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua, në një moment ku SHBA-ja, Japonia dhe shtete të tjera synojnë gjithashtu të kenë akses në këtë teknologji progresiste.

Kina ka investuar burime të mëdha financiare në këtë maratonë të teknologjisë, një prej investimeve të shumta të Pekinit në kërkimet e avancuara shkencore, të shfrytëzimit minerar të asteroideve në manipulimet gjenetike.  Sateliti i quajtur Mozi për nder të një filozofi kinez të shekullit të 5-të para Krishtit do të përdoret për të demonstruar avantazhet e teknologjisë kuantike në fushën e komunikimit në distancë të gjatë.

Në ndryshim nga metodat konvencionale të transmetimit të sigurt, sistemi përdor fotone (grimcë themelore e fushës elektromagnetike për të dërguar fjalë kyçe të koduara mëse të nevojshme për deshifrimin e informacionit.“Të dhënat e ruajtuara në këto fotone e kanë të pamundur për të interceptuar gjithçka, çdo përpjekje për të kryer përgjime do të shkaktonte vetëshkatërrimin e tyre”, konfirmon Hsinhua.