Përmbyllet projekti për përmirësimin e përafrimit të ligjeve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbyllën e projektit të binjakëzimit ‘Përmirësimi i përafrimit të ligjeve dhe koherenca e Kornizës Ligjore’.

Qëllimi i projektit ishte fuqizimi i sistemit ligjor të Kosovës duke e përkrahur procesin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në njërën anë dhe konsolidimin e rendit juridik në anën tjetër.

Në kornizën e projektit janë konsoliduar katër ligjet themelore të gjyqësorit. Në këtë ngjarje do të shpërndahet broshura me versionet e konsoliduara të ligjeve.