Rivaldo: Messi – Neymar, ja cili është ylli i Barcelonës

Rivaldo, ish ylli i Brazilit dhe Barcelonës, mendon se Neymari ende është prapa Lionel Messit

Lionel Messi mbetet përpara Neymarit si lojtari më i mirë në Barcelonë. Kështu mendon ish reprezentuesi i Brazilit, Rivaldo.

Neymar ka fituar dy  La Liga, një Copa del Rey dhe një Ligë të Kampionëve që prej transferimit nga Santos në vitit 2013.

“Si një brazilian, unë i jam gëzuar përparimit që Neymar ka bërë për dy vitet e fundit,” ka deklaruar Rivaldo për L’Equipe.

“Por, për mua Lionel Messi është endeylli dhe lojtari më i mirë në Barcelona”, ka theksuar ai.