Sistemi i Informatave Kadastrale në Prishtinë, nuk po punon

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se nga dita e djeshme, sistemi për printimin e çertifikatave të pronës SIKTK, nuk është duke punuar.

SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.

Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar Agjensionin Kadastral të Kosovës për problemin e paraqitur dhe jemi në pritje të rregullimit të tij nga ky Agjension.

Luten qyetarët që për informata shtesë të kontaktojnë  Agjensionin Kadastral të Kosovës – AKK./PrishtinaPress.eu